Shërbimi i kërkim-shpëtimit malor të Kosovës ka dhënë detaje për ortekun që rrëshqiti gjatë të enjtes në qendrën e skijimit në Brezovicë.
Sipas matjeve të bëra, ky shërbim ka njoftuar se orteku ishte i përmasave gjigante, ndërkaq skijatorët që kanë qenë duke skijuar jashtë pistës kanë iniciuar lëshimin e ortekut, por kanë shpëtuar pa asnjë lëndim.
“Sot me datën 10.02.2022 në qendrën skitare Brezovicë, në kodrën e “Folesë së Shqiponjave” drejtimin gjeografik lindje në koordinatat : V 42.17681,L 21.04329, pjerrësi terreni 37°~40° ka ndodhur një ortek i përmasave gjigante. Orteku ka qenë i llojit me pllakëza, dhe thellësisë maksimale, shkëputje e thellë gjerë në sipërfaqen e tokës. Gjerësia e ortekut të formuar është mbi 450m, dhe nënkupton një ortek me përmasa masive. Fatmirësisht skijatorët që kanë qenë duke skijuar jashtë shtegut dhe të njëjtit kanë iniciuar lëshimin e ortekut kanë shpëtuar pa asnjë lëndim”, thuhet në njoftim.