image Policia tregon nëse ka të lënduar nga orteku në Brezovicë

Siguri

Policia tregon nëse ka të lënduar nga orteku në Brezovicë

news image

Pasi një ortek bore ka rënë sot në qendrën e skijimit në Brezovicë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli e ka konfirmuar se nuk ka të lënduar nga rënia e këtij orteku.

Sipas Veselit, tashmë janë hequr të gjitha dilemat dhe nuk besohet se ndonjë person është zënë nga rënia e këtij orteku.

Mirëpo, FSK pritet që të vazhdojë kërkimet.

/GazetaSinjali/