image Ortek në Brezovicë ishte mbi 400 metra i gjerë

Siguri

Ortek në Brezovicë ishte mbi 400 metra i gjerë

news image

Në qendrën e skijimit në Brezovicë, sot ka rrëshqitur një ortek i madh, shkruan Sinjali.

Në disa pamje që po qarkullojnë në media, shihet se ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me vullnetarë po gërmojnë borën mbi ortek.

Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se ende nuk dihet nëse ndonjë person ka pësuar lëndime si pasojë e ortekut.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, bëri të ditur se për rastin është njoftuar edhe Njësia e Shpëtim-Kërkimit të FSK-së dhe ekipet e policisë të cilët janë duke u ngjitur tek vendi ku ka rrëshqitur orteku.

Në ora 13:10 policia ka pranuar një informacion që ka rënë një ortek i borës, tek pista e skijimit.Tani për tani nuk kemi ndonjë informacion se ka ndonjë të lënduar. Policia ka njoftuar Njësinë e Shpëtimit-Kërkimit të FSK-së, ekipet e policisë janë atje dhe po provojnë të ngjiten në vendin ku ka rënë orteku”, tha ai.

Pas reshjeve të fundit të borës të përcjellura me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë  kanë rrezik potencial për lëshimin e orteqeve. Sidomos faqet e drejtimeve gjeografike: perëndim, veri perëndim dhe disa drejtime të tjera që kanë qenë nën ndikimin e faktorëve të lartpërmendur”, ishte paralajmëruar më herët.

/GazetaSinjali/