image Orgji dhe mbidozë droge, zbulohet sesi u gjet i vdekur princi arab në Londër

Botë

Detajet/ Orgji dhe mbidozë droge, zbulohet sesi u gjet i vdekur princi arab në Londër

news image

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e princit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, djalit të sundimtarit të qytetit të Sharjah, i cili u gjet i pajetë në apartamentin e tij luksoz në Londër këtë verë.

Mediet britanike shkruajnë se princi vdekja e princit ka ardhur si pasojë e një overdoze me kokainë, pas një nate të shfrenuar seksuale me një mashkull.

Sheiku Khalid Al Qasimi, 39 vjeç, u gjet i vdekur nga pastruesja e banesës në pjesën perëndimore të kryeqytetit Britanik. Sipas hetuesisë, shkak i vdekjes së sheikut kishte qenë helmimi nga droga marrë në nivele të larta.

Sipas autoriteteve, personi i fundit që e kishte vizituar në apartamentin e tij kishte qënë një mashkull eksort i quajtur Yohan Escobar. I pyetur nga autoritetet, Escobar u shpreh se edhe ai kishte përdorur të njëjtën përzierje droge.

Babai i viktimës Sulltan bin Muhamed Al Qasimi ka qeverisur Sharjahun që nga viti 1972. Edhe djali i madh i sundimtarit nga martesa e tij e parë, Sheik Mohamed bin Sulltan bin Mohamed Al Qasimi vdiq nga një mbidozë e drogës në moshën 24 vjeçare në vitin 1999 në shtëpinë e familjes në Sussex.

foto galeri
foto galeri
foto galeri