image Organizata gjermane ndihmon me pako ushqimore-higjienike 274 familje në Mitrovicë

Kosovë

Njoftim/ Organizata gjermane ndihmon me pako ushqimore-higjienike 274 familje në Mitrovicë

news image

Organizata gjermane “Help-Hilf zur Selbsthilfe” ka ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike 274 familje nevojtare në Mitrovicë.

Lajmi u bë i ditur nga kjo komunë përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në vazhdën e ofrimit të mbështetjes për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi Covid-19, Organizata gjermane Help-Hilfe zur Selbsthilfe Misioni në Kosovë, ka ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike 274 familje në nevojë sociale në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast kryetari Bahtiri falënderon organizatën në fjalë për ndihmën e ofruar, duke thënë se është shumë e nevojshme në këtë kohë pandemie, dhe se do të ndihmojë që sadopak t’ua përmbush nevojat e familjeve me asistencë sociale.

Shpërndarja e këtyre pakove është realizuar në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, dhe kryesisht janë ndihmuar familjet në lagjen “2 Korriku”, Tunel i Parë, Shipol si dhe fshatrat Stantërg dhe Qabër./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=901078207010911&id=271576119961126