image Orari i plotë i "Final 8" Kupës së Kosovës

Basketboll

Orari i plotë i “Final 8” Kupës së Kosovës

news image

Final 8 Kupa e Kosovës për nder të Agim Llukës, pritet të një spektakël i madh i basketbollit.

Tetë skuadrat e elitës, katër më të mirat e elitës së femrave dhe katër të Ligës së Parë do të garojnë për trofetë e çmuar.

Fillimisht do të zhvillohet dueli mes Prishtinës dhe Trepçës, në konkurrencën e femrave. Ky është takimi i vetëm që zhvillohet në Prishtinë.

Spektakli fillon të mërkurën në Pejë, ku organizohet Final 8. Dueli i parë zhvillohet ndërmjet Penzës dhe Bashkimit te femrat, ku të dy skuadrat duan të kualifikohen në finalen e madhe.

Më pas është radha e meshkujve. Në çerekfinalen e parë përballen Rahoveci dhe Trepça. Mitrovicasit janë favoritë, por Vreshtarët me përforcimet e fundit kanë rritur synimet dhe shpresojnë të kualifikohen në gjysmëfinale.

Ceremonia hapëse do të zhvillohet të mërkurën nga ora 19:20, ku do të ketë shumë befasi për tifozët dhe teleshikuesit.

Peja-Sigal Prishtina është një super duel mes skuadrave më të trofeshme në Kosovë. Rivalët e vjetër pritet të sjellën spektakël të basketbollit. Ndërkohë, kampioni Golden Eagle Ylli ka fat që ndeshet me Dritën, që nuk di për fitore në këtë edicion, kurse dueli i fundit çerekfinal është mes skuadrave prizrenase, Prizreni 16 dhe Bashkimi.

Të premten zhvillohen gjysmëfinalet, ndërsa e diela është e rezervuar për finalet: Finalja e Kupës së Ligës së Parë, Finalja e Femrave dhe Finalja e Meshkujve.

Orari

E martë13:00 Prishtina-Trepça (ndeshja zhvillohet në Prishtinë) Final 8 në Pejë

E mërkurë 14:00 Penza – Bashkimi 17:00

Grupi B: Trepça – Rahoveci

19:20 Hapja solemne

20:00 Grupi C: Peja – Sigal Prishtina

E enjte 14:00 Istogu – Vëllaznimi (Liga e Parë)17:00

Grupi A: Golden Eagle Ylli – Drita 20:00

Grupi D: Prizreni 16 – Bashkimi

E premte 14:00 NEW Basket – Vushtrria (Liga e Parë)17:00

Gjysmëfinalja e parë (Fituesit e grupit B-C) 20:00

Gjysmëfinalja e dytë (Fituesit e grupit A-D)

E diel 12:00 Finalja e Kupës së Ligë së Parë

15:00 Finalja e Femrave

18:00 Finalja e Meshkujve /Gazeta Sinjali Sporti/