image Orari i përballjeve të Nora dhe Akil Gjakova në “Tokyo 2020”

Sporte Luftarake

Orari i përballjeve të Nora dhe Akil Gjakova në “Tokyo 2020”

news image

Majlinda Kelmendi sot ka dështuar të përsëriste suksesin e Olimpiadës së kaluar duke u mundur qysh në raundin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Lojërat Olimpik “Tokyo 2020”.

Megjithatë, tashmë Kosova e ka një medalje nga këto Lojëra Olimpike falë Distria Krasniqit e cila ka fituar të artën dje në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Ndërkohë, nesër (e hënë) do të paraqiten Akil dhe Nora Gjakova. Akili do të garojë në kategorinë deri në 73 kilogramë, teksa në raundin e parë do të përballet me Ahmed Ayash nga Jemeni. Ai fillon garën rreth orës 04:00.

Në anën tjetër, Nora Gjakova gjithashtu e nis garimin e saj nesër. Ajo në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e parë do të jetë e lirë, kurse në të dytin do të përballet me fituesin e duelit mes xhudistes austriake, Sabrina Filzmoser dhe xhudistes nga Holanda, Sanne Verhagen. Nora do ta fillojë garimin pas orës 05:00. /Gazeta Sinjali Sporti/