image Orari i La Ligas, ndeshje për çdo 48 orë

Futboll

Futboll/ Orari i La Ligas, ndeshje për çdo 48 orë

news image

Presidenti i La Ligas, Havier Tebas, për “Mundo Deportivo” ka sqaruar planin për vazhdimin e sezonit, që synon të rinisë më 16 prill, si afatin e fundit për të përfunduar sezonin, me katër ndeshje që do të luhen në çdo 10 ditë.

Në këtë kalendar, i cili do të jetë në përputhje me atë të UEFA-s për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, skuadrave si Real Madrid, Barcelona dhe Atletiko Madrid, do t’iu duhet të luajnë më shumë ndeshje.

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të luhen ditëve të shtuna, dhe në të njëjtën ditë do të luhen edhe ndeshjet e La Ligës. Skuadrat që janë të angazhuara në Ligën e Kampionëve, si Barcelona, Atletico Madrid dhe Real Madrid, do të luajnë të hënën ndeshjen e mbetur.

Orari është shumë i ngushtë, do të luhet çdo 48 orë, që është kufiri i përcaktuar nga rregulloret për pushim.