image Orari i çerekfinaleve të Kampionatit Evropian

Futboll

Orari i çerekfinaleve të Kampionatit Evropian

news image

Pas përfundimit të ndeshjeve të fazës së 1/8 së finales janë mësuar kombëtaret që do përballen mes veti në çerekfinale, shkruan Sinjali Sport.

Befasi të shumta në raundin e parë, me eliminimin e kombëtareve të mëdha si Franca, Gjermania, Portugalia e Holanda e mundësojnë rrjedhojën e këtij kampionati të pa parashikueshëm.

Ndeshja që më së shumti do merr vëmendje në çerekfinale është mes Belgjikës dhe Italisë që do luhet të premten në  ora 21:00.

Në po të njëjtën ditë zhvillohet takimi mes Zvicrës dhe Spanjës, që fillon në ora 18:00.

Përballjet tjera luhen të shtunën, ku në program do jenë: Republika e Çekisë ndaj Danimarkës në ora 18:00 dhe Ukraina kundër Anglisë në 21:00. /Gazeta Sinjali Sporti/