Pas largimit të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, janë larguar edhe deputetët e opozitës.
Fatmire Kollçaku nga Vetëvendosje, ka thënë që po shihet që ish-ministri Armend Zemaj e ka të gjithën politike.
“Ish ministri po largohet se nuk po mundet me dalë nga petku i ministrit. Sa zor me pasë një deputet, që ka qenë ministër. E ka veç politike, jo që e ka interesimin. Siç po shihet ish-ministri kur dalim tek e vërteta për qysh o gjendja me qytetarë. Ai më nuk ka interes”, ka thënë Kollçaku gjatë mbledhjes.
Pas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, nga mbledhja është larguar edhe Bekim Haxhiu dhe Floreta Zejnullahu nga Partia Demokratike e Kosovës.