Djali i moderatorës Arbana Osmani, mësohet se ka operuar bajamet, shkruan Gazeta Sinjali.
Arbana ka ndarë një postim me djalin e saj në instagram ku është shprehur se mendimi i shkon për të gjithë prindërit të cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore me të vegjëlit e tyre.
“Sot në këtë 1 Qershor (nje ditë pasi operuam bajamet me sukses) e vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet Mendimi im shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë e durim Gëzuar 1 qershorin”, ka shkruar Arbana.