image Nga të ftuarit te 4 këngëtarët, dalin detaje nga dasma e Arbanës dhe Eduartit

Bota e Yjeve

Nga të ftuarit te 4 këngëtarët, dalin detaje nga dasma e Arbanës dhe Eduartit

news image

Tashmë janë zbuluar detaje të tjera nga dasma e moderatores Arbana Osmani dhe regjisorit Eduart Grishajt.

Gazetari Gerald Qerimi tha për “Shqipëria Live” se dasma pritet të ketë rreth 120 të ftuar.

“Dasma do jetë në Toskana në Itali. Dasma do të jetë shumë private, me 120 të ftuar të konfirmuar. Ndër artistët të cilët do të performojnë janë Ylli Limani, Klajdi Haruni, Flor Mumajesi, Bruno dhe pastaj dhe artistë të tjerë. Ajo çfarë po aludohet është se Arbana të gjithë stafin në Toskanë do e ketë shqiptarë. Ata që do i dizanjojnë fustanin, grimierët…ky është lajmi që ka qarkulluar këto ditë, por që nuk dihet a është i vërtetë”, tha gazetari.

/GazetaSinjali/