image "Tani që do vij në Kosovë më shpesh…", Arbana Osmani në drejtimin e BBVK3?

Bota e Yjeve

“Tani që do vij në Kosovë më shpesh…”, Arbana Osmani në drejtimin e BBVK3?

news image

Ledion Liço i cili mori detyrën e moderatorit të Big Brother VIP Albania 3, la pas ‘simbolin’ e këtij spektakli, moderatoren e njohur Arbana Osmani.

Me të filluar edicioni i 3-të, në media në Shqipëri por edhe në Kosovë, u përfol se Arbana do të vij me një projekt në Kosovë.

Madje, në disa prej mediave rozë, u tha se ajo pritet ta moderojë edicionin e 3-të të Big Brother VIP Kosova.

Anipse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga asnjëra palë, Arbana kohëpaskohe po jep disa sinjale, që po krijojnë aludime te fansat.

I fundit ishte dje gjatë ditës, ku ajo ndër tjera shkruan “tani që do vij në Kosovë më shpesh…”.

/GazetaSinjali/