image Operacioni "Mjegulla", Policia e Kosovës konfiskon substancë narkotike në disa lokacione

Siguri

Operacioni “Mjegulla”, Policia e Kosovës konfiskon substancë narkotike në disa lokacione

news image

Policia e Kosovës ka arritur që në disa lokacione të konfiskojë sasi të lëndeve narkotike.

Sipas njoftimi nga PK, është bërë e ditur se në një lokacion është gjetur mbi 6 kilogramë substancë narkotike, ndërsa në tjetrin lokacion 88 gram substancë narkotike dhe dy shishe qelqi vaj kanabisi.

“Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, kanë vazhduar edhe sot realizimin e planit operativ ‘Mjegulla’. Dje ishte arrestuar një person i dyshuar dhe ishin konfiskuar rreth 40 kg lëndë narkotike që dyshohet të jetë ‘marihuanë. Kurse, sot më 06.01.2023, rreth orës 09:30, kanë vazhduar kontrollet në një depo dhe objekte tjera përcjellëse në Gjakovë. Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe rreth 6 kg e 383 gr substancë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë. Kurse në dy lokacione tjera në Prishtinë e Podujevë janë gjetur e konfiskuar edhe: 88 gr substancë narkotike, dyshohet të jetë kokainë, dy shishe qelqi me vaj kanabisi, një revole dhe 24 fishekë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftim.

Tutje PK ka bërë të ditur se në njërin rast ka arrestuar një të dyshuar, ndërsa në rastin tjetër nuk është gjetur i dyshuari dhe i është lënë ftesa për lajmërim në polici.

“Policia ka arrestuar të dyshuarin B.B., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar), kurse një të dyshuar tjetër (i njohur për policinë) nuk është hasur dhe i është lënë ftesa për lajmërim në polici. I dyshuar është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

/GazetaSinjali/