image "Operacioni ishte jetë a vdekje", Fifi rrëfen përvojën me balonin gastrik - Sinjali

“Operacioni ishte jetë a vdekje”, Fifi rrëfen përvojën me balonin gastrik

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, po vazhdon të ketë vëmendjen e publikut përderisa po qëndron në Big Brother Albania VIP, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo gjatë mbrëmjes të së hënës tregoi para disa banorëve të kësaj shtëpie se cili ishte problemi kryesor që i kishte shkaktuar asaj mbipeshën.

Fifi rrëfeu se kishte vuajtur me vite nga tiroidet dhe nëse konsumonte ushqime të caktuara, ajo shtonte peshë dhe për të parandaluar një gjë të tillë, ajo kishte provuar të vendoste në stomak ‘’balonin gastrik’’, i cili përveç se nuk rezultoi efektiv, asaj i rrezikoi edhe jetën.

‘’Jam zgjuar pas 6 orësh dhe doktori më tha se operacioni ishte jetë a vdekje’’, rrëfeu Fifi.

Këngëtarja shtoi se baloni qëndroi në stomakun e saj mbi 10 muaj dhe jo vetëm që nuk humbi në peshë por shtoi 4 kg.

‘’Nuk humba peshë por shtova. Nuk mund të konsumoja asgjë gjithë ditën. Ata më thanë që duhet të mbaja edhe regjim ushqimor gjë që ishte një budallallëk’’, tha ajo. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: