image Operacioni antidrogë në Lezhë: 174 bimë kanabisi asgjësohen, dy persona përfundojnë në pranga

Shqipëri

Operacioni antidrogë në Lezhë: 174 bimë kanabisi asgjësohen, dy persona përfundojnë në pranga

news image

Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona pas zbulimit të pesë ambienteve të mbyllura dhe të hapura për kultivimin e kanabisit në fshatin Velë.

Në pranga përfundoi shtetasi M. F., 39 vjeç, pronar i banesës ku u gjetën parcelat dhe një 27-vjeçar me inicialet A. M.

Gjatë operacionit u asgjësuan 174 bimë kanabisi dhe u sekuestruan 2 armë gjahu, pajisje për kultivim me energji të vjedhur, një automjet, lëndë narkotike dhe 18 telefona celularë.

Sipas hetimeve, 119 bimë kultivoheshin në ambiente të mbyllura me llamba, ndërsa 55 të tjera u gjetën në dy parcela pranë banesës, shkruan Tch.

Për këtë rast janë proceduar penalisht edhe katër punonjës të OSHEE-së, të dyshuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/