image Kërcënuan me pistoletë lodër 70-vjeçarin për t’i vjedhur paratë, arrestohen tre autorët në Vlorë

Shqipëri

Kërcënuan me pistoletë lodër 70-vjeçarin për t’i vjedhur paratë, arrestohen tre autorët në Vlorë

news image

Hynë në banesën e një të moshuari, e mbajtën me dhunë dhe e kanosën me një imitues arme zjarri (pistoletë çakmak), me qëllim vjedhjen e një shume parash. Identifikohen, kapen dhe arrestohen 3 autorët e dyshuar.

Njëri prej të arrestuarve ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për krime në fushën e narkotikëve.

Autorët kishin mbajtur në vëzhgim banesën e 70-vjeçarit për 2 ditë dhe kishin marrë me qira një automjet për të kryer krimin.

Sekuestrohet automjeti tip “Mercedes-Benz”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Dijenia” u arrestuan në flagrancë shtetasit : Elkshi xhemali, 25 vjeç, banues në Selenicë, Knidi Truja, 23 vjeç, banues në Vlorë dhe Antonio Cani, 19 vjeç, banues në Vlorë.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. C. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata për krime në fushën e narkotikëve.

Nga hetimet rezultoi se 3 shtetasit kishin mbajtur banesën e 70-vjeçarit në vëzhgim për 2 ditë dhe kishin marrë me qira një automjet për të shkuar në vendin e ngjarjes dhe për të kryer krimin, shkruan Abcnews.al.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/