Njësitet policore te Podujevës, të mbështetur nga Njesiti për reagim të shpejte, kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtine përurdhër-kontroll në tri lokacione, lidhur me dyshimet e bazuara për veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Në këtë operacion janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilesinë e provave materiale, 13- shtëpiza kompjuteri, 5 printerë si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si deshmi për rastet në fjalë”, tha për Sinjalin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Sinjali/