Portieri i Ajaxit, Andre Onana më në fund ka thyer heshtjen duke folur për të ardhmen.
Onana ka vendosur që të largohet nga gjiganti holandez në verë si agjent i lirë, ndërsa raportohet se ka marrëveshje verbale me Interin.
Sidoqoftë, portieri ka mohuar marrëveshjen me klubin italian, derisa thotë se ëndërron të luajë për Barcelonën.
“Kemi disa opsione, por nuk kemi zgjedhur ndonjë skuadër. Askush nuk e di çfarë do ndodh kur je në këtë pozitë, sepse në futboll nuk ka siguri”.
“Jemi në pritje për të parë se cilin projekt e pëlqejmë më shumë, është e rëndësishme të jetë me rëndësi aspekti sportiv. Barcelona është një ndër top skuadrat në botë, por dua të luajë çdo javë, prandaj e vlerësoi aspektin sportiv”.
“Vazhdojë të jem në kontakt me Barcelonën, kam lidhje të mirë që kur u largova. Mbetet shtëpia ime, kemi qenë në kontakt. A është opsioni i parë? Po, është shtëpia ime, u rrita aty. Nëse aty është Barcelona, atëherë do jetë Barcelona”, tha ai për Sport.
Ndërkohë, mbetet të shihet në verë nëse Onana do arrijë marrëveshje me gjigantin katalunas, sidomos pasi Marc Andre Ter Stegen nuk është në formën që ishte në vitet e fundit. /Gazeta Sinjali Sporti/