Shefi i Kombeve të Bashkuara ka thënë se shpresat që një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë të ndodhë tani janë të pakta.
Ai tha se armëpushimi midis dy vendeve mund të ndodhë pas disa javësh, shkruan Skynews.
“Tani për tani, nëse mund të flisja në emër të autoriteteve ruse, ata nuk po i vendosin armëpushimet lokale në krye të agjendës së tyre”, tha Martin Griffiths.
“Armëpushimet nuk janë në horizont tani. Ato mund të ndodhin pas disa javësh. Mund të jenë pak më të gjata se kaq“.