Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një një rezolutë, sipas të cilës Rusia duhet t’i paguajë Ukrainës dëmshpërblim për dëmet e luftës.
94 nga 193 anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan pro rezolutës, e cila parashikon se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për shkeljet e ligjit ndërkombëtar dhe duhet të mbajë pasojat ligjore të veprimeve të saj të paligjshme, duke përfshirë dëmshpërblimet për viktimat dhe fatkeqësitë që i ka shkaktuar Ukrainës.
Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë detyruese, por kanë peshë politike./abcnews.al/