image OKB reagon pas bombardimit të spitalit në Ukrainë: Të ndalet menjëherë sulmi ndaj spitaleve

Botë

OKB reagon pas bombardimit të spitalit në Ukrainë: Të ndalet menjëherë sulmi ndaj spitaleve

news image

Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj kujdesit shëndetësor, spitaleve, punonjësve të kujdesit shëndetësor, dhe ambulancave.

Asnjë nga këto nuk duhet të jetë kurrë, kurrë një objektiv,” tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric në konferencën e tij të përditshme për shtyp.

Dujarric tha se OKB-ja po ndiqte detajet e sulmit  të raportuar në një spital për fëmijë dhe maternitet në qytetin port të Mariupol, ku janë lënduar të paktën 17 persona.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka verifikuar deri më tani të paktën 18 sulme të ndryshme në objektet shëndetësore që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

/GazetaSinjali/