Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ka votuar një rezolutë që dënon sulmin e Rusisë në Ukrainë, teksa i bëri thirrje asaj që t’i tërheqë të gjitha forcat e saj nga toka ukrainase.
Nga 193 anëtarë të trupit, rezoluta u mbështet nga 141 prej tyre, në një sesion të rrallë urgjent të Asamblesë së Përgjithshme të thirrur nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, shkruan BBC.
Përpara votimit, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya tha se Rusia kishte ardhur për të privuar Ukrainën nga e drejta për të ekzistuar.
Ndërsa, në lidhje me votimin e rezolutës, ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, tha se Rusia donte ta ndalte konfliktin në Ukrainë, teksa akuzoi Perëndimin për përdorimin e siç i quajti ai, kërcënimeve të hapura dhe cinike, për t’i bërë vendet të votojnë në favor të rezolutës.
Kjo është mbledhja e parë urgjente e Asamblesë së Përgjithshme, që nga viti 1997.