image OKB: Gati 850 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i agresionit rus

Botë

OKB: Gati 850 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i agresionit rus

news image

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka bërë të ditur se që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë e deri më tani, janë vrarë të paktën 847 civilë. Nga ta, 64 janë fëmijë.

Sipas përditësimit të fundit të raportit të OKB-së, është shënuar një rritje prej 31 vdekjesh krahasuar me raportin e publikuar të premten, raporton CNN – transmeton Gazeta Sinjali.

Zyra e Komisionierit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) në OKB tha se 1,399 civilë janë plagosur, duke përfshirë 78 fëmijë, të shkaktuar kryesisht nga bombardimet dhe sulmet ajrore, por që besohet se numri aktual është shumë më i lartë.

“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa dhe ajrore,” tha OHCHR. 

/GazetaSinjali/