image OKB: Afro 900 mijë njerëz kanë ikur nga Ukraina

Botë

OKB: Afro 900 mijë njerëz kanë ikur nga Ukraina

news image

Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) ka deklaruar se 874,026 njerëz janë larguar nga Ukraina që kur Rusia nisi pushtimin e saj të enjten e kaluar.

Polonia ka marrë më së shumti refugjatë deri më tani, ku ka strehuar 453 mijë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Në pozitën e dytë renditet Hungaria, me 116 refugjatë ukrainas të strehuar.

UNHCR-ja deklaroi se parashikimi i saj origjinal se deri në katër milionë ukrainas mund të përfundojnë duke ikur nga vendi mund të jetë një nënvlerësim.

/GazetaSinjali/