image Ofroi lokalet për prostitucion, arrestohet i dyshuari në Gjilan - Sinjali

Ofroi lokalet për prostitucion, arrestohet i dyshuari në Gjilan

news image

Një person është arrestuar gjatë ditës së sotme, pasi që i njëjti dyshohet se ka ofruar lokale për prostitucion, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari me inicialet M.Sh. ishte në arrati që nga viti 2018.

Tutje policia ka njoftuar se që nga ai vit policia kishte siguruar prova mbi të cilat dhe mbështetet dyshime se i njëjti ka kryer veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: