image Oferta e Zelenskyt, të shkëmbehet politikani i arrestuar me të burgosur lufte

Botë

Oferta e Zelenskyt, të shkëmbehet politikani i arrestuar me të burgosur lufte

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë një ofertë Rusisë në një fjalim të mbajtur sot.

Ai propozoi shkëmbimin e politikanit të lartë prorus, Viktor Medvedchuk, me të burgosurit e luftës që mbahen nga forcat e Moskës.

Zelensky tha se ishte “e rëndësishme që forcat tona të sigurisë dhe forcat ushtarake të shqyrtonin një mundësi të tillë”.

Shërbimet sekrete të Ukrainës thanë më herët se kanë arrestuar Medvedchuk, i cili është aleati më i afërt dhe më me ndikim i Vladimir Putinit në Ukrainë.

Politikani ukrainas prorus u fotografua me pranga në një postim të shpërndarë nga vetë Zelensky.

/GazetaSinjali/