image Oda Ekonomike e Kosovës refuzon ftesën për vaksinim kundër COVID-19 në Beograd

Shëndetësi

Oda Ekonomike e Kosovës refuzon ftesën për vaksinim kundër COVID-19 në Beograd

news image

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka njoftuar se kjo odë ka marrë një ftesë për vaksinim në Beograd nga Oda Ekonomike e Serbisë, e cila thotë se ka arritur t’i sigurojë 10 mijë vaksina antiCOVID-19 nga AstraZenecca, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, Rukiqi thotë se kjo ftesë është refuzuar për arsye parimore, duke bërë thirrje që Kosova ta sigurojë më shpejt vaksinën.

“Si Odë Ekonomike e Kosovës, kanë refuzuar këtë thirrje për arsye parimore. Ky rast dhe progresi që kanë vendet e rajonit me vaksinimin, janë edhe një alarm shtesë për të gjithë, që të angazhohemi fuqishëm në sigurimin e vaksinës”, ka shkruar ai në Facebook.

Udhëheqësi i OEK-së shprehu gatishmërinë e bizneseve në përkrahjen e institucioneve të Kosovës në procesin e sigurimit të kësaj vaksine dhe në procese të tjera që na ndihmojnë t’i japim fund krizës shëndetësore./Gazeta Sinjali/