image Oda e Mjekëve i reagon ashpër Besnik Bislimit për krahasimin banal mes mjekëve gjermanë e kosovarë

Shëndetësi

Oda e Mjekëve i reagon ashpër Besnik Bislimit për krahasimin banal mes mjekëve gjermanë e kosovarë

news image

Oda e Mjekëve të Kosovës i ka reaguar ashpër zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha se mjekët kosovarë po ikin nga vendi shkaku se mjekët gjermanë e braktisin Gjermaninë.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, Oda e Mjekëve ka thënë se ky është mohim i gjendjes.

“Në kushtet që punojnë mjekët kosovar, pasigurinë sociale të cilën e ballafaqojnë çdo ditë, vështirësitë nga më të ndryshmet, përfshirë këtu edhe rrezikshmëria në vendin e punës, të thuhet se mjekët kosovar migrojnë në Gjermani për shkak se mjekët gjerman braktisin Gjermaninë, është mohim i gjendjes së rëndë kronike dhe akute njëkohësisht”, thuhet në reagim.

Sipas Odës, arsyet pse mjekët po e braktisin Kosovën janë kushtet e punës dhe pagat.

“Neglizhenca dhe nënvlerësimi i vazhdueshëm institucional që i është bërëe komunitetin mjekësor për vite me rradhë është shkak që sot vije deri te injorimi i fakteve të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë, siç është zhdukja dhe absorbimi i jashtëm i personelit shëndetësor në përgjithësi. Braktisja e mjekësve kosovar ka disa arsye themelore, e ndër to si më të rëndësishme janë kushtet e punës dhe ato socio-ekonomike që kanë të bëjnë me lartësinë e pagës”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Bislimi, ka vlerësuar se shkuarja e mjekëve të Kosovës në Gjermani ndodh për shkak të largimit të mjekëve gjermanë nga po ky vend.

Këto komente ai i bëri para Komisionit për Integrime Evropiane kur u përmend edhe largimi i mantelbardhëve kosovarë nga vendi.

“Kanë ikur mjekët gjithmonë në Kosovë dhe do të ikin gjithmonë. Por, a e dini pse shkojnë mjekët në Gjermani? Jo pse është rritur popullsia e Gjermanisë, por se mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë”, ka thënë Bislimi.

/GazetaSinjali/