image Oda e Avokatëve të Kosovës pritet të kufizojë pjesëmarrjen në shqyrtimet gjyqësore

Kosovë

Koronavirusi/ Oda e Avokatëve të Kosovës pritet të kufizojë pjesëmarrjen në shqyrtimet gjyqësore

news image

Pas vendimit të sotëm të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), që të kufizohen përkohësisht veprimtaritë gjyqësore ku përfshihet publiku, të njëjtin vendim pritet ta marrë Oda e Avokatëve të Kosovës.

Anëtarë të Odës së Avokatëve të Kosovës kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali se nesër pritet të merret vendimi ku do të kufizohet pjesëmarrja e anëtarëve të saj në shqyrtimet gjyqësore që nuk janë të natyrës urgjente.

Gjatë ditës së sotme, KGJK përmes një komunikate ka treguar se do të kufizohen përkohësisht veprimtaritë gjyqësore ku përfshihet publiku në të gjitha gjykatat e Kosovës. KGJK ka vendosur që në objektet e gjykatave të shmanget prania e publikut. Po ashtu, njëri prind që duhet të kujdeset për fëmijën e vet, mund të lirohet nga puna, sipas kërkesës së parashtruar tek mbikëqyrësi.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur gjatë ditës së djeshme për shkak të parandalimit të koronavirusit, ka marrë vendim që të gjitha aktivitetet publike dhe jopublike të zhvillohen me dyer të mbyllura, pa praninë e publikut si: ngjarje sportive, tubime, koncerte, konferenca, tryeza të rrumbullakëta deri në një vendim tjetër. /Gazeta Sinjali/