Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, është takuar me Dua Lipën.
O’Connell ka thënë se Lipa nuk duhet të harrojë kurrë se prej nga vjen. Për Dua Lipën thotë se është krenaria e Britanisë dhe e Kosovës.
Dua Lipa ka qëndruar në ambientet e ambasadës së Britanisë në Kosovë ku është takuar me shumë artistë kosovarë dhe njerëz të inovacionit e sportit.
“Ju kurrë nuk harroni se nga jeni. Krenaria e Britanisë dhe e Kosovës Dua Lipa, kaloi një pasdite në rezidencën e ambasadës britanike, ku u takua me artistë, krijues, vullnetarë dhe aktivistë. Fondacioni i nisur nga Dua Lipa “Sunny Hill Festival”, ka sjellë ndryshime në Kosovë përmes muzikës, artit, kulturës, inovacionit dhe sportit”, thuhet në postimin e Ambasadës së Britanisë në Kosovë.