image OBSH: Vdekjet nga infeksioni COVID-19 kanë pësuar rënie deri me 15%

Shëndetësi

OBSH: Vdekjet nga infeksioni COVID-19 kanë pësuar rënie deri me 15%

news image

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i raportuar në mbarë botën, bie me 15% në javën e kaluar ndërsa infeksionet e reja kanë shënuar rënie me 9%, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në vlerësimin e saj të fundit javor të pandemisë COVID-19, agjencia shëndetësore e KB, raportoi se kishte 5.3 milionë raste të reja dhe më shumë se 14,000 vdekje të raportuara javën e kaluar, shkruan MedicalxPress.

OBSH, po ashtu ka njoftuar se numri i infeksioneve të reja ka pësuar rënie në çdo rajon të botës përveç Paqësorit Perëndimor.

Megjithatë, OBSH paralajmëroi se numrat e COVID-19 ka të ngjarë të nënvlerësohen rëndë pasi shumë vende kanë hequr protokollet e tyre të testimit dhe mbikëqyrjes për të monitoruar virusin, që do të thotë se ka shumë më pak raste që po zbulohen.

Ndërsa në anën tjetër, variantet e Omicron-it përbëjnë 99% e të gjitha sekuencave të raportuara në muajt e fundit.

/GazetaSinjali/