Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja kanë ndaluar shpërndarjen e vaksinës antiCOVID Oxford-AstraZeneca, pasi që u raportua se kanë shkaktuar një seri incidentesh në Evropë që përfshijnë mpiksjen e gjakur, raporton BBC, transmeton Gazeta Sinjali.
Ndërsa, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk ka prova që incidentet janë shkaktuar nga vaksina AstraZeneca.
Ajo tha se po shqyrtonte raportet në lidhje me vaksinimin, por ishte e rëndësishme që ato të vazhdonin.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të takohet në të njëjtën ditë dhe pritet të nxjerrë përfundime të enjten. Ajo gjithashtu ka thënë që vaksina duhet të vazhdojë të përdoret.
Ka pasur një numër rastesh në Evropë të mpiksjes së gjakut që zhvillohen pas administrimit të vaksinës.
Sidoqoftë, ekspertët thonë se numri i mpiksjeve të gjakut të raportuara pas vaksinës nuk ishte më shumë sesa ato të raportuara zakonisht në popullatën e përgjithshme.
Rreth 17 milionë njerëz në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë një dozë të vaksinës, me më pak se 40 raste të mpiksjes së gjakut të raportuar që nga java e kaluar./Gazeta Sinjali/