Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka publikuar një udhëzues sesi duhet të ushqehen njerëzit në këtë periudhë të vetizolimit.
Blerja e ushqimeve të shumta të nisura nga paniku mund të ketë pasoja negative, të tilla si: rritje të çmimeve, superfurnizime të panevojshme dhe shpërndarje e pabarabartë e produkteve.
OBSH ka këshilluar të përdorini më pak kripë dhe sheqer në këtë periudhë dhe gjithashtu konsumin e rezervave që tashmë janë në shtëpi dhe që mund të prishen.
Më poshtë në pika mund t’i ndiqni këshillat e OBSH-së se çfarë ushqime duhet të konsumoni në këtë kohë.
Jepuni përparësi produkteve të freskëta,
Konsumoni vakte të gatuara në shtëpi,
Kufizoni konsumimin e kripës,
Kufizoni konsumimin e sheqerit,
Kufizoni konsumimin e yndyrës,
Konsumoni fibra,
Qëndroni të hidratuar,
Konsumoni fruta dhe perime të freskëta,
Konsumoni fasule të thata dhe të konservuara,
Konsumoni drithëra dhe të tjera me bazë niseshte,
Konsumoni fruta të thata, arra dhe fara
Vezë,
Perime të konservuara,
Peshk i konservuar dhe
Qumështi./Gazeta Sinjali/