image OBSh thirrje vendeve të pasura: Dhuroni vaksina për shtetet e varfra

Botë

OBSh thirrje vendeve të pasura: Dhuroni vaksina për shtetet e varfra

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje vendeve të pasura të dhurojnë dozat e tyre shtesë të vaksinave kundër COVID-19 për shtetet e varfra.

Shefi i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, cilësoi “lakminë” si shkakun kryesor të pabarazisë së vaksinave në botë.

Prodhuesit e vaksinave aktualisht po kërkojnë miratimin e një doze të tretë që do të përdoret si përforcues në disa vende perëndimore, raporton Gazeta Sinjali.

Shumica e botës perëndimore ka vaksinuar më shumë se 50 për qind të popullsisë, ndërsa vendet në Afrikë dhe pjesës më të madhe të Azisë kanë mungesa vaksinash.

Një nga prodhuesit kryesorë të vaksinave, Pfizer, do të takohet me zyrtarë të ShBA-së të hënën për të diskutuar rreth kërkesës së tij për miratimin e një dozë të tretë për të rritur imunitetin.

Krahas kësaj, ekspertët e OBSH-së kanë deklaruar së një dozë e tretë nuk është e nevojshme, duke bërë thirrje që vendet e pasura t’u dhurojnë vaksina vendeve në nevojë./Gazeta Sinjali/