image OBSH: Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm përballë koronavirusit, duhet të marrin masa

Shëndetësi

OBSH: Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm përballë koronavirusit, duhet të marrin masa

news image

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha sot se të rinjtë nuk janë të pathyeshëm përballë COVID-19 dhe duhet të marrin të njëjtat masa paraprake sikurse pjesa tjetër e popullatës, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

“E kemi thënë dhe e përsërisim: të rinjtë mund të infektohen, të rinjtë mund të vdesin dhe të rinjtë mund të transmetojnë virusin”, këmbënguli ai, gjatë një konference për shtyp.

“Duket se kthimet e rasteve në disa vende janë pjesërisht për shkak të të rinjve që kanë ulur vigjilencën e tyre gjatë verës, në hemisferën veriore”, shtoi Ghebreyesus.

Pandemia ka vrarë rreth 670 mijë persona në të gjithë botën dhe më shumë se 17 milionë raste janë diagnostikuar që nga fundi i dhjetorit. /Gazeta Sinjali