Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), shprehu sot shqetësimin se bartja e maskave mjekësore për publikun e gjerë mund të përkeqësojë mungesën e tyre për punonjësit e kujdesit shëndetësor, në vijën e parë të pandemisë Covid-19.
Bllokadat në shumë vende po dëshmojnë se janë efektive në luftën kundër përhapjes së virusit, por çdo heqje e kufizimeve kërkon hapa gradualë, të drejtuar nga të dhënat, thuhet në deklaratën e OBSH-së, transmeton Reuters. /Gazeta Sinjali/