Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, u bëri thirrje qeverive anekënd botës, që sa më shumë të testojnë njerëzit për të kuptuar nëse janë të infektuar me virusin vdekjeprurës korona.
OBSH ka dërguar 1.5 milionë teste në 120 vende, tha ai, por paralajmëroi se bota nuk kishte kryer sa duhet testime, duke e quajtur atë “shtyllën kurrizore të ndalimit të përhapjes” së pandemisë.
Ai këshilloi vendet që të testojnë çdo rast të dyshuar të koronavirusit, dhe më pas të izolojnë rastet pozitive.
Në mungesë të ambienteve spitalore për raste të buta, pacientët mund të kujdesen në shtëpi por pacientët nuk duhet të ndajnë një shtrat ose një banjë me anëtarët e familjes të pa infektuar, dhe ata duhet të kujdesen vetëm nga një anëtar i familjes, në mënyrë ideale dikush me shëndet të mirë.
Ndryshe, nga koronavirusi në botë deri tani kanë humbur jetën mbi 6 mijë e 700 persona, ndërsa janë infektuar mbi 170 mijë./GazetaSinjali/