image OBSH: S'duhet t'ia lejojmë shoqërisë sonë të sillet në këtë mënyrë, është dështim moral

Shëndetësi

OBSH: S’duhet t’ia lejojmë shoqërisë sonë të sillet në këtë mënyrë, është dështim moral

news image

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka reaguar ndaj opinioneve se shkalla e lartë e vdekjeve nga COVID-19 nuk është shqetësim i madh, pasi shumica e atyre që po vdesin janë të moshuar.

Ghebreyesus ka thënë se mendimi në këtë mënyrë është “dështim moral në pikën më të lartë të mundshme”.

“Të pranojmë vdekjen e dikujt për shkak të moshës është dështim moral në pikën më të lartë të mundshme, dhe nuk duhet t’ia lejojmë shoqërisë sonë të sillet në këtë mënyrë”, ka thënë ai.

Shefi i OBSH-së ka kërkuar nga qeveritë e shteteve të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve kundër masave për COVID-19, duke shtuar po ashtu se edhe protestuesit duhet të kuptojnë se virusi është i rrezikshëm.

Ai ka thënë se është e rëndësishme “të dëgjohet çfarë po kërkojnë njerëzit, çfarë po thonë njerëzit… dhe duhet të merremi me dialog të sinqertë”.

“Virusi është i vërtetë. Është i rrezikshëm. Lëviz shpejt dhe vret. Duhet të bëjmë çmos që të mbrojmë vetveten dhe të tjerët”, ka shtuar ai, raporton “The Guardian”. /Gazeta Sinjali