image OBSH: Rusia deri më tani ka sulmuar 18 objekte shëndetësore në Ukrainë

Botë

OBSH: Rusia deri më tani ka sulmuar 18 objekte shëndetësore në Ukrainë

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka verifikuar 18 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë deri më tani, tha të mërkurën Drejtori i Përgjithshëm Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Deri më tani, OBSH ka verifikuar 18 sulme ndaj objekteve shëndetësore, punonjësve shëndetësorë dhe ambulancave, duke përfshirë dhjetë vdekje dhe 16 lëndime”, tha Tedros në një konferencë për media, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

“Më shumë se 2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe OBSH po mbështet vendet fqinje për të ofruar kujdes shëndetësor për refugjatët, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë. Disa nga sfidat kryesore shëndetësore që shohim janë hipotermia dhe ngricat, sëmundjet e frymëmarrjes, mungesa e trajtimit për sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri, dhe çështjet e shëndetit mendor. Personeli i OBSH-së dhe është vendosur në vendet fqinje për të ofruar shëndet mendor dhe mbështetje psikosociale.”

Dr. Adelheid Marschang, oficere e lartë e urgjencës, tha se mbikqyrja “e jashtëzakonshme” e Covid-19 mbetet në vend dhe rastet duket se janë në rënie.

“Duhet të themi në mënyrë të jashtëzakonshme, Ukraina ka ruajtur sistemin e saj të mbikëqyrjes dhe reagimit ndaj Covid-19. Dhe ne kemi shënuar në javën e fundit 731 vdekje nga Covid-19, numri i rasteve duket se po zvogëlohet”, tha ajo, duke theksuar se organizata po monitoron edhe rrezikun e përhapjes së fruthit dhe poliomielitit në krizë.

/GazetaSinjali/