Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se oksigjeni mjekësor për pacientët me simptoma të koronavirusit po mbaron.
Ndërkohë, një milion raste të reja infektimi janë regjistruar aktualisht në të gjithë botën.
“Raporti global për sëmundjen e koronavirusit të ri pritet të arrijë në 10 milionë javën e ardhshme”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.
“Kërkesa, aktualisht, po e tejkalon furnizimin me oksigjen”, shtoi Ghebreyesus.
OBSH-ja vlerëson se bota ka nevojë, aktualisht, për rreth 620.000 metra kub oksigjen në ditë./ Gazeta Sinjali/