Organizata Botërore e Shëndetësisë po përgatitet për “sulme kimike” të mundshme në Ukrainë, sipas një prej zyrtarëve të saj.
“Duke pasur parasysh pasiguritë e situatës aktuale, nuk ka garanci se lufta nuk do të përkeqësohet”.
“OBSH-ja po shqyrton të gjithë skenarët e mundshëm për situata të ndryshme – deri te sulmet kimike – që mund të prekin popullin e Ukrainë”, tha Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, pa dhënë detaje të mëtejshme.