image OBSh paralajmëron rrezik të lartë nga varianti Omicron

Shëndetësi

OBSh paralajmëron rrezik të lartë nga varianti Omicron

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se rreziku që i kanoset botës nga Omicron vazhdon të jetë shumë i lartë.

Paralajmërimi erdhi pasi të dhënat treguan se në 7 ditët e fundit, infektimet u rritën me 36% në shkallë globale, krahasuar me të njëjtën hapësirë kohore pararendëse.

OBSh thotë se Omicron dominon tashmë rastet e infektimit në pjesën më të madhe të globit dhe po përhapet me ritme të paprecedentë. Ekspertët druhen se shtimi i pandalshëm i infektimeve do të shtojë presionin në spitale, deri në kolaps, raporton voa.

Paralajmërimi erdhi pasi vendet evropiane u prekën nga një valë e re shifrash rekord, 24-orët e fundit. Greqia, Italia, Britania e Madhe, Franca, Spanja e Portugalia prekën nivelet e reja më të larta të infektimeve për gjithë periudhën e pandemisë.

Megjithatë, vaksinimi luan rol të rëndësishëm në ruajtjen në nivele të ulëta të vdekshmërisë. Në shtetet perëndimore të kontinentit vdekshmëria është e ulët, pavarësisht shtimit të rasteve, ndërsa në ato lindore, ku vaksinimi vazhdon të jetë i ulët, numri i vdekjeve ditore po rritet./GazetaSinjali/