Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se më shumë raste të hershme të koronavirusit mund të mos zbulohen në të gjithë globin.
Ky paralajmërim vjen pasi një mjek francez tha që ai kishte testuar një mostër nga një pacient i diagnostikuar me pneumoni më 27 dhjetor të vitit të kaluar, dhe rezultoi pozitiv për Covid-19.
Kjo do të thotë që Covid-19 mund të ketë mbërritur në Evropë pothuajse një muaj më parë se sa mendohej, shkruan BBC.
Duke folur në Gjenevë, zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier tha se ai nuk ishte i befasuar nga lajmet.
Ai u bëri thirrje vendeve të tjera që të rivlerësojnë të dhënat e tyre mjekësore nga fundi i vitit 2019 për të ndihmuar në ndërtimin e një “fotografie më të re dhe më të qartë” të pandemisë./ Gazeta Sinjali/