image OBSH nis fushatën masive të vaksinimit kundër fruthit

Shëndetësi

Shëndetësi/ OBSH nis fushatën masive të vaksinimit kundër fruthit

news image

Mbi 800,000 fëmijë do të futen në planin për vaksinim në Republikën Demokratike të Kongos, ku shpërthimi i fruthit ka lënë mbi 3,500 njerëz të vdekur këtë vit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qeveria e Kongos thanë se synojnë që programi urgjent i vaksinimit të kryhet në më pak se një javë.

OBSH-ja tha se epidemia po përhapet shumë shpejt përcjell REL. Këtë vit, ajo ka vrarë më shumë qytetarë të Kongos sesa virusi Ebola.

Me gjithë raundet e mëparshme të imunizimit, sëmundja është përhapur në çdo pjesë të Kongos. Mungesa e qasjes rutinore në vaksinim dhe kujdes shëndetësor thuhet se i ka kontribuar problemit.

“Republika Demokratike e Kongos po përpjeton një situatë të rëndë, sepse shumë fëmijë e kanë humbur imunizimin rutinor”, tha Deo Nshimirimana, përfaqësues i OBSH-së për Kongon. Fruthi është sëmundje ngjitëse dhe potencialisht fatale, që shkakton kollitje, skuqje dhe ethe.