image OBSH: Mos i përdorni dorezat, rrisin mundësinë e infektimit

Botë

OBSH: Mos i përdorni dorezat, rrisin mundësinë e infektimit

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk ka rekomanduar përdorimin e dorezave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Madje OBSH thekson se një praktikë e tillë rrit mundësinë e vetëinfektimit dhe atë të transmetimit te të tjerët.

OBSH këshillon që në vend të dorezave të përdoren dezinfektantët për duar. Udhëzimi është publikuar në web-faqen zyrtare të organizatës në seksionin e dedikuar për pyetje dhe përgjigje.

“Në ambiente publike si supermarketet, përveç ruajtjes së distancës fizike, OBSH rekomandon vendosjen e dezinfektantëve në hyrje dhe dalje”, thuhet në udhëzim.

Gjithashtu OBSH nënvizon se përmirësimi i praktikave higjieno-sanitare ndihmon vendet që ta parandalojnë përhapjen e COVID-19. /Gazeta Sinjali/