image OBSH: Ka mundësi edhe për 2 milionë vdekje nga koronavirusi nëse nuk zbulohet një vaksinë efektive

Shëndetësi

OBSH: Ka mundësi edhe për 2 milionë vdekje nga koronavirusi nëse nuk zbulohet një vaksinë efektive

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se numri i vdekjeve nga koronavirusi mund të arrijë në 2 milionë përpara se të dalë në përdorim një vaksinë efektive.

Nëse nuk ndërmerret një veprim në mbarë botën, kreu i emergjencave të OBSH-së, Mike Ryan, paralajmëron se numri i atyre që humbin jetën mund të jetë i lartë.

Që nga rasti i parë në Kinë, fund vitin e kaluar, gati një milion njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19.

Në nivel global, numri i infeksioneve po rritet dhe deri tani janë konfirmuar 32 milionë raste. / Gazeta Sinjali /