image OBSH jep një lajm të mirë për prodhimin e vaksinave kundër koronavirusit

Botë

OBSH jep një lajm të mirë për prodhimin e vaksinave kundër koronavirusit

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), shpreson që qindra doza të vaksinave kundër COVID-19 mund të prodhohen deri në fund të vitit dhe të jenë në cak më të prekurit nga virusi.

Ende nuk ka vaksinë, por shkencëtarja kryesore e OBSH-së, Soumya Swaminathan tha se ekspertët në të gjithë botën kanë punuar në më shumë se 200 mundësi. Rreth 10 vaksina të mundshme aktualisht po kalojnë testet njerëzore.

“Unë jam shpresëdhënëse, jam optimiste,” ka deklaruar ajo.

“Por zhvillimi i vaksinave është një ndërmarrje komplekse, vjen me shumë pasiguri. E mira është që ne kemi shumë vaksina dhe platforma kështu që edhe nëse e para dështon, ose e dyta dështon, ne nuk duhet të humbasim shpresën, nuk duhet të heqësh dorë ”, raporton BBC./ Gazeta Sinjali/