Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë thirrje Tanzanisë që të nisë të raportojë rastet me koronavirus dhe të ndajë të dhënat.
Tanzania është një nga vendet e pakta në botë që nuk publikon të dhëna për rastet me COVID-19.
Së fundi ka publikuar në maj, kur kishte regjistruar në total rreth 500 raste e 20 të vdekur.
Në qershor, presidenti John Magufuli, e shpalli Tanzanisë të “çliruar nga virusi”.
Mirëpo, po rritet shqetësimi për mundësinë e pandemisë së fshehur.
Thirrja e OBSH-së ka ardhur pas një numri të vdekjeve të zyrtarëve qeveritarë. /Gazeta Sinjali/