image OBSH-ja – Rusisë: Kujdes me vaksinën kundër koronavirusit

Shëndetësi

OBSH-ja – Rusisë: Kujdes me vaksinën kundër koronavirusit

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar Rusisë që para se të nisë vaksinimin e popullsisë të ndjek udhëzimet ndërkombëtare për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit.

“Nganjëherë hulumtuesit individualë thonë se kanë gjetur diçka, që sigurisht se është lajm i mrekullueshëm”, ka thënë zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier. “Por mes gjetjes apo të pasurit njohuri ose ndoshta të pasurit një vaksinë që funksionon, dhe që ka kaluar në të gjitha fazat, është një dallim i madh”.

Edhe pse qeveria ruse ka njoftuar se ka nisur të përgatisë një vaksinë kundër koronavirusit, vaksina ruse nuk është në mesin e listës së OBSH-së prej gjashtë vaksinash që kanë kaluar fazën e tretë të testimit klinik. /Gazeta Sinjali/